spot_img
E hënë, 3 Nëntor, 2025
09:56
HomeKosovaZgjedhjet 2025LDK mbështetë PDK-në për zgjedhjet në Mitrovicë

LDK mbështetë PDK-në për zgjedhjet në Mitrovicë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e balotazhit në Mitrovicë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka reaguar kandidati i PDK-së për kryetar, Arian Tahiri.

- Advertisement -

“Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë. Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton. Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike. Ky është koalicion për Mitrovicën dhe mitrovicasit. Ky është koalicioni i fitores! Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”.

PDK ka koalicion edhe me AAK-në, AKR-në dhe KDTP-në.

- Advertisement -

Arian Tahiri do të garojë kundër kandidatit të LVV-Guxo, Faton Peci në zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen më 9 nëntor.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat