spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:10
HomeKosovaZgjedhjet 2025LDK organizon tubim të madh në Lipjan

LDK organizon tubim të madh në Lipjan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përsëritur zotimin për gazin amerikan, vlerë kjo 120 milionë euro, nga e cila do të përfitojnë edhe qytetarët e Lipjanit.

Sipas tij, Lipjani do të shndërrohet në udhëkryq energjetik nga gazi amerikan. E për të cilën LDK veçse ka filluar komunikimin me administratën amerikane.

- Advertisement -

“Më lejoni të zotohem, para jush, se me linjën e re të gazit amerikan, nga Shkupi nëpër Ferizaj e Lipjan, deri në Pirshtinë e Mitrovicë, qyteti i juaj do të shndërrohet në udhëkryq energjetik. Nga ky udhëkryq e kjo linjë, ju do të mund të siguroni dhe ngrohjen qendrore. Plot 120 milion euro të investuara në linjën e gazit amerikan; për të cilën linjë veçse kemi filluar komunikimin me administratën e re’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Lipjan.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat