spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
06:16
HomeKosovaZgjedhjet 2025LDK refuzon kategorikisht LVV-në

LDK refuzon kategorikisht LVV-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë vendim që të mos ketë asnjë dialog me Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas mbi pesë orë diskutimesh, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, u ka thënë mediave se LDK nuk do të pranoj të hyj në asnjë negociatë me LVV-në.

- Advertisement -

“Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë diskutime për formimin e qeverisë me LVV-në. LDK s’do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit e as të një qeverie afatshkurtër”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka deklaruar se as me partitë opozitare nuk ka pasur deri më tani komunikim zyrtar për mundësinë e formimit të qeverisë nëse partia e parë dështon ta bëjë qeverinë.

- Advertisement -

Ai ka bërë të qartë se asnjë anëtar i LDK-së nuk ka kompetencë të flas në emër të kësaj partie për këtë çështje.

Në këtë takim ka thënë se kanë diskutuar për procesin zgjedhor dhe se atij i është dhënë mbështetje, pasi pavarësisht se nuk është arritur qëllimi, LDK sipas tij do t’i marrë 20 deputetë.

Për dyshimet për manipulim të votave ai ka thënë se kanë kërkuar nga secili anëtar e kandidat që të gjitha dyshimet e pakënaqësitë t’i adresojnë në institucionet përkatëse.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat