Lecce arriti të kaloj pengesën duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj ekipit Pisa, por ky 3-pikësh i kushtoi shtrenjtë humbi Medon Berishën.
Pas vetëm 10 minutash lojë, mesfushori kuqezi u shtri në tokë duke prekur këmbën.
Mes lotësh, Berisha doli nga fusha me barelë, ndërsa i gjithë stadiumi duartrokiste dhe brohoriste emrin e tij.
Një goditje e madhe jo vetëm për Lecce-n, por edhe për përfaqësuesen kuqezi, pasi Berisha ndalet në momentin e tij më të mirë.
Shkëlqeu edhe Ylber Ramadani, titullar dhe 90 minuta në fushë, i vlerësuar nga mediat me notën 7,4.
“Më vjen shumë keq për Berishën, për vëllain tim të vogël. Dëmtimi i tij më shqetëson, e presim sa më shpejt në fushë”, u shpreh Ramadani.
Pas ndeshjes, edhe trajneri Eusebio Di Francesco theksoi se kjo fitore u zbeh nga dëmtimi i Berishës, duke vërtetuar peshën e mesfushorit kuqezi brenda ekipit.



