‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit.
Së fundmi, Ledri u pa me Rina Zaitin rrugëve të Londrës, duke i forcuar edhe më shumë spekulimet se ata janë bashkë, dhe jo vetëm.
Ndarja e tyre duket se mund të quhet e përfunduar me një veprim që dyshja e ka marrë ndaj njëri-tjetrit.
Ledri e Sara, e kanë eliminuar njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin në llogaritë e tyre të Instagramit.
Ledri dhe Sara kanë një vajzë se bashku, e cila quhet Poema Blue.