Michael Schumacher thuhet se është parë në publik për herë të parë pas shumë vitesh.
Dalja e tij publike u bë në dasmën e vajzës Gina-Maria.
27-vjeçarja u martua me Iain Bethke të shtunën e kaluar në një ceremoni magjepsëse në vilën e familjes në Majorca.
Legjenda e goditur e Formula 1, Michael Schumacher, vazhdon të jetë në kujdes mjekësor gjatë gjithë kohës pas aksidentit me ski që i ndryshoi jetën më shumë se një dekadë më parë.
Ai u përplas në një shkëmb në Alpet Franceze.
Megjithëse mbijetoi, shtatë herë kampioni i F1 kaloi muaj në koma.
Që kur u lejua të kthehej në shtëpinë e familjes në Liqenin e Gjenevës në shtator 2014, për të është kujdesur nga gruaja e tij Corinna dhe një ekip mjekësh.
Duke mbrojtur ashpër privatësinë e burrit të saj, Corinna ka lejuar vetëm disa miq dhe të afërm të besuar që ta vizitojnë atë dhe vetëm një pjesë e vogël e njerëzve brenda dhe jashtë familjes Schumacher, thuhet se dinë detajet e gjendjes së tij.
Kjo nuk ishte masa e vetme e marrë.
Thuhet se të gjithë të ftuarit duhej të linin celularët e tyre në hyrje të vilës, në mënyrë që askush të mos mund t’i bënte fotografi të 55-vjeçarit.
Kjo mund të mos jetë ngjarja e fundit familjare, kur legjenda e veturave të shpejta, mund të paraqitet sërish para njerëzve.
Megjithëse ende zyrtarisht nuk është konfirmuar për një fejesë të djalit të tij, Mick, zërat përreth kanë konfirmuar se modelja daneze Laila Hasanovic la të kuptohet se i dashuri Mick Schumacher, ka shprehur gatishmërinë për lidhjen e një fejese, duke publikuar një fotografi një unazë me diamant.