spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
10:28
HomeSportLegjenda franceze 'Zizu', po rikthehet

Legjenda franceze ‘Zizu’, po rikthehet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Didier Deshamp ka vendosur t’i japë lamtumirën përfaqësueses së Francës me përfundimin e Botërorit 2026.

Vendimi është konfirmuar nga trajneri i cili ktheu Francën në majën e futbollit botëror në 2018 dhe ka arritur me të rezultate të shkëlqyera që kur mori drejtimin në 2012.

- Advertisement -

Por çdo cikël e ka një fund dhe Botërori në SHBA do të jetë ai që do të mbyllë etapën e Deshamp, për të hapur një tjetër që në fakt pritej prej kohësh, ajo e Zinedin Zidan.

Sigurisht, nuk është ende zyrtare, por të gjithë në Francë janë të ndërgjegjshëm se për të zëvendësuar Deshmp ka vetëm një emër, atë të legjendës franceze.

- Advertisement -

Ky i fundit në karrierën e tij si trajner ka arritur sukseset më të mëdha me Real Madrid, por më pas ka refuzuar çdo ofertë tjetër që i mbërrinte.

Kjo, pasi ëndërronte të drejtonte Francën, teksa priste ta bënte realitet që pas Botërorin 2022.

Por ish-presidenti Le Graet vendosi t’i rinovonte për katër vite kontratën Deshamp, duke deklaruar se “nuk do ia kishte hapur telefonin Zidan”.

Deklarata që sollën largimin e presidentit për këtë fyerje publike ndaj legjendës së futbollit, por që nuk shërbyen për të afruar Zidan me pankinën e “gjelave”.

Tani Zizu e ka të qartë se duhet të presë edhe një vit e gjysmë e më në fund ëndrra e tij do të bëhet realitet, ashtu siç është përfolur prej vitesh në Francë ku tani të gjithë janë të bindur se mbetet vetëm formaliteti i emërimit të tij.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat