spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:59
HomeKosovaKuvendiLegjislatura e Kuvendit: Sot përpjekja e 21-të për konstituim

Legjislatura e Kuvendit: Sot përpjekja e 21-të për konstituim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 21-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për të vazhdimin e 21 me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Ndryshe të premten ka dështuar përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sërish nuk u arrit të formohet komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Kryesuesi i seancës kërkoi serish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që ta bëjnë këtë. Propozime nuk pati.

- Advertisement -

Kryesuesi procedoi me votimin e komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, për të cilin votuan 53 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.

Derisa dështimi për konstituimin e Kuvendit po përsëritet, partitë politike vazhdojnë të kritikojnë njëra-tjetrën për bllokadën politike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat