spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
11:56
HomeKosovaLehtësohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Lehtësohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me datë 28 maj 2025, me fillim nga ora 14:00, do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në Pikë Kalimin e Përbashkët Kufitar Glloboqicë – Jazhincë.

Në këtë inaugurim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla, Zëvëndëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski dhe delegacionet përkatëse.

- Advertisement -

Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat