spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
12:46
HomeKulturëShowBizLetra e Drilonit për atë që përjetoi në Big Brother VIP Kosova...

Letra e Drilonit për atë që përjetoi në Big Brother VIP Kosova 3

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Finalisti i parë i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, në letrën e tij ka treguar për përjetimet gjatë këtij rrugëtimi.

Ai tha se në ditët e para në BBVK kanë qenë shumë të mërzitshme për të dhe se kurrë s’ka ndjerë mall për familjen dhe miqtë sikur atëherë, teksa shtoi se në këtë situatë kuptoi se çka është izolimi.

- Advertisement -

“Tri javët e para i kam kaluar duke vëzhguar të tjerët dhe duke qëndruar vetëm. Nuk jam njeri që bëjë shoqëri shpejt dhe më e vështirë është të krijoj raport me njerëz që s’i kam njohur kurrë. Unë e kam rrethin tim jashtë dhe shokët e mi janë shokë për jetë, ata që kurrë nuk të lënë vet. Nuk e dija që në Big të bësh loja, të rrethosh njerëz, t’i bësh të dalin prej vetes”.

“Shumë shpejt edhe unë nisa të luaja, por ndryshe nga të tjerët që bënin gjithçka, ishte shumë e vështirë për mua të kuptoj se si mund të gënjejnë në sy dhe të ofendojnë”, tha Driloni në letrën e tij.

- Advertisement -

Më tej, ai tha se gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova 3, ka dashur ta jap një shembull të mirë, si njeri me edukat dhe respekt për vetën.

Driloni kaloi disa sfida që i ka me fobitë e tij me insektet dhe arriti ta takojë babain e tij, me të cilin garoi në boks dhe ia theu rekordin.

E, pos babait, finalistit i erdhën në vizitë edhe nëna e motra, transmeton Klankosova.tv.

“Mos kaj se po dukesh mirë” i tha Driloni nënës së tij, derisa e përqafonte.

Kur brenda hyrën nëna dhe motra, me shaka Driloni tha se po i mbyll dyert se mos po iu hyn ndonjë insekt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat