spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:27
HomeOpinione“Lëvizja e Deçanit” përtej snobizmit

“Lëvizja e Deçanit” përtej snobizmit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Do të duhet një aftësi e ngjashme me atë të Servantesit, që përmes personazhit të Don Kishotit të përshkruash gjithë këtë absurd, por duke qenë se Don Kishotët janë aq të dukshëm në këtë rast, mjafton një përmbledhje më e shkurtër ku secili prej tyre mund të gjejë veten:
•Defektet e praktikimit të fesë islame në Kosovë nuk mund të përmirësohen nga një lëvizje që më shumë ngjan me snobizëm sesa me një lëvizje të mirëfilltë qytetare, e cila pretendon të ndryshojë ose përmirësojë gjërat negative brenda një bashkësie të caktuar fetare.
•Për të ndryshuar një besim fetar ose për të pranuar një tjetër, fillimisht duhet të jesh praktikant i një feje të caktuar dhe, së dyti, nëse konvertohesh në një tjetër fe, duhet gjithashtu të bëhesh praktikant i saj.
•Në këtë rast, mungon edhe e para, edhe e dyta. Kemi të bëjmë me një konvertim prej asgjëje në asgjë tjetër.
•Snobizëm nënkupton prirjen e sëmurë të një personi ose grupi shoqëror për të ndjekur mënyrën e jetesës së një grupi tjetër që besohet të jetë i një rangu më të lartë. Kemi të bëjmë me një tendencë për t’u dukur si dikush tjetër deri në atë masë sa kjo sjellje ngjan me sjelljet e një të sëmuri mendor.
•Përtej snobizmit, “Lëvizja e Deçanit” është një lëvizje e mbushur me sharlatanë që kanë deficit të madh të dijes dhe përpiqen të mashtrojnë të tjerët, duke u paraqitur si dijetarë dhe patriotë të pamatur.
•Në të vërtetë, niveli i ulët intelektual dhe shkalla e lartë e injorancës janë të mbuluara me një petk patriotizmi.
•Në postimin e një të sapo-konvertuari u dërgua një mesazh ku shkruhej: “Do ta çlirojmë Shqipërinë”. Nga kush po e çlironi një vend që ka mbi 100 vjet pavarësi, është anëtar i NATO-s dhe po ecën drejt integrimit në BE?
•Samuel Johnson thoshte: “Patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve.” Unë do t’i shtoja: “edhe budallenjve”.
•Sharlatanët përfitojnë nga padituria e injorantëve që nuk kanë njohuri për historinë, fenë apo kombet. Karta e patriotizmit është përdorur për qëllime të pabaza, që në fund s’do t’i çojë askund. Kemi një simbiozë të mahnitshme midis sharlatanëve dhe injorantëve!

•Shoqëria jonë nuk duhet të bjerë pre e kësaj marrëzie, sepse shqiptarët në përpjekjet e tyre historike për aspiratat kombëtare kurrë nuk kanë pasur përplasje mes komuniteteve fetare. Klerikët tanë, të gjitha besimeve, kanë qenë dijetarët dhe patriotët më të mëdhenj, që kanë bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer për qëllime të përbashkëta, pa tentuar të duken snobë si kjo lëvizje e tanishme, e cila është krejt e panevojshme dhe analfabetike në synimet e saj të shpallura.

- Advertisement -

PS:. Ky opinion përfaqëson qëndrimet e paedituara të autorit dhe jo të storm•.

Lexo nga Hysen Beqa edhe:

Pse duhet te mbeshtetet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi” dhe si duhet te kuptohet krijimi i tij!

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat