spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:44
HomeEkonomiLiberalizimi i tregut të energjisë elektrike, DHTIK: Po shfaqen pasojat e para...

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, DHTIK: Po shfaqen pasojat e para negative

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se paralajmërimet e tyre për rritje të çmimeve të produkteve shkaku i rritjes së çmimit të energjisë për 16.1%, po ashtu edhe liberalizmit të tregut të energjisë, tashmë po vërtetohen edhe nga institucionet përgjegjëse.

Sipas tyre, të dhënat e fundit të prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se çmimet e prodhimit pësuan ngritje për 4,1% ndërmjet tremujorit të dytë të këtij viti.

- Advertisement -

“Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (16,7%); shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (9,3%); prodhimi i veshjeve (6,7%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (4,2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2,5%); prodhimi tjetër p.k.t. (1,9%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (1,6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1,4%); përpunimi i produkteve ushqimore (0,8%); nxjerrja e xehes së metalit (0,3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (0,3%); prodhimi i tekstilit (0,2%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0,1%)”, thotë DhTIK.

Kjo dhomë thotë se kishte paralajmëruar se një rritje e tillë e menjëhershme e çmimit të energjisë, e kombinuar me procesin e liberalizimit të tregut, i cili u përcoll me shumë shkelje, do të reflektonte në rritje zinxhirore të kostove të prodhimit dhe, si pasojë, të çmimeve të produkteve për qytetarët.

- Advertisement -

“Këto rritje e bëjnë edhe më të vështirë konkurrueshmërinë e bizneseve vendore dhe rrezikojnë kapacitetin e tyre për të ruajtur vendet e punës. Prandaj, DhTIK kërkon nga institucionet përgjegjëse që të rishqyrtojnë politikat aktuale të çmimeve të energjisë dhe të marrin masa të menjëhershme për të mbrojtur bizneset dhe konsumatorët nga pasojat e rënda ekonomike”, thuhet në komunikatën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat