spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:55
HomeBotaLiderët evropian në bisedime me palën iraniane, derisa konflikti me Izraelin po...

Liderët evropian në bisedime me palën iraniane, derisa konflikti me Izraelin po përshkallëzohet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë gati t’i bëjnë një ofertë Iranit për “negociata të plota”, tha presidenti francez Emmanuel Macron vetëm disa orë përpara se të zhvillohej një takim diplomatik me rëndësi të lartë në Zvicër.

Macron paralajmëroi se nuk duhet të ketë “asnjë lëshim” kur bëhet fjalë për menaxhimin e perspektivës së një “Irani të pajisur me armë bërthamore”.

- Advertisement -

“Një kthim në negociata duhet të jetë absolutisht prioritet, duke përfshirë edhe atë bërthamor — duke shkuar drejt zero pasurimit, balistikës për të kufizuar aftësitë dhe kapacitetet e iranianëve dhe financimin e të gjitha grupeve terroriste që destabilizojnë rajonin”, tha Macron.

Irani po përfaqësohet nga ministri i jashtëm, Abbas Araghchi.

- Advertisement -

Përpara takimit, Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, tha se “ekziston një dritare” për t’i dhënë fund krizës në rritje në Lindjen e Mesme, një referencë ndaj njoftimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump se do të lejonte dy javë për diplomaci përpara se të vendoste nëse do të niste një sulm të SHBA-së ndaj Iranit.

Ky është takimi i parë i konfirmuar ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe iranianë që nga fillimi i konfliktit, por shanset për një përparim të shpejtë duken të pakta.

Mediat raportojnë se për detajet e takimit do të njoftohet më pas edhe pala amerikane.

Nga ana tjetër, raportohet për të paktën 17 persona të plagosur në Izrael të premten pasi Irani nisi një breshëri të re raketash.

Të paktën tre prej tyre u plagosën rëndë, përfshirë një 16-vjeçar.

Pamjet e publikuara nga spitali Rambam i Izraelit treguan ndihmësit mjekësorë që transportonin një person të plagosur në barelë, në oborrin e institucionit shëndetësor në qytetin portual të Haifës.

Shërbimet e emergjencës u thanë banorëve se mund të largoheshin nga “hapësirat e mbrojtura” në qytet, duke treguar se kërcënimi i raketave iraniane deri më tani kishte kaluar.

Nga ana tjetër Irani është përballur me mungesë totale të internetit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat