spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
23:51
HomeKosovaZgjedhjet 2025Liderët kryesorë të partive kanë marrë kaq vota

Liderët kryesorë të partive kanë marrë kaq vota

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me votat e kandidatëve për deputetë.

Në përditësimin e bërë me 99.96%, është vërejtur edhe rritje e votave për liderët kryesorë dhe kandidatët për kryeministër të të gjitha partive.

- Advertisement -

I pari i VV-së, Albin Kurti deri me tani ka marrë 290729 vota.

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratikë të Kosovës, Bedri Hamza, ka marrë 164368 vota.

- Advertisement -

Ndërsa, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, deri më tani ka 93206 vota.

I pari i LDK-së, dhe njëherësh kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, deri tash ka 126280 vota.

Kurse, kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përditësimin e fundit të bërë nga KQZ, ka 42658 vota.

Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se sot ka përfunduar numërimi i votave të kandidateve për deputetë dhe verifikimi i votave të subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat