spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:10
HomeKosovaZgjedhjet 2025Limaj: Fushë-Kosova duhet të shndërrohet në qendër ekonomike, edukative dhe urbane

Limaj: Fushë-Kosova duhet të shndërrohet në qendër ekonomike, edukative dhe urbane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Koalicioni “Për Kosovën Fituese” në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore ka zhvilluar tubim në Fushë-Kosovë.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që është pjesë e koalicionit, tha se Fushë-Kosova duhet të jetë qendër ekonomike, edukative e urbane e Kosovës.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i turmë dhe teksti

“Fushë Kosova ka bashkuar shqiptarët anë e kënd trojeve. Andaj, sot i themi një qendër bashkimi kulturor, ekonomik e i fuqisë së shqiptarëve kudo që jetojnë,” tha ai.

- Advertisement -

Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, tha se Fushë-Kosova është kthyer në epiqendër të shqiptarëve, ku sipas tij mijëra shqiptarë të Luginës e kanë gjetur konakun e dytë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, violinë dhe turmë

Haradinaj tha se sot patriotizëm është të zhvillohet Kosova, të bëhet shtet i barabartë me shtete të zhvilluara e të jetë anëtare e NATO-s.

Ndërkaq, dy kandidatet për deputete nga kjo komunë, Vildane Latifaj dhe Venera Bogujvci, premtuan se në Kuvendin e Kosovës do të jenë zëri i qytetarëve, për t’i zgjidhur problemet që ka komuna e tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat