spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
16:11
HomeKosovaLimaj: LVV-ja duhet të gjeje rrugë për të ndërtuar institucionet

Limaj: LVV-ja duhet të gjeje rrugë për të ndërtuar institucionet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, pak para seancës konstituive tha se partia e parë Vetëvendosje duhet të gjeje rrugë për të ndërtuar këto kapacitete të një shumice parlamentare.

“Ne e kemi dhënë një mundësi, mundësitë janë të hapura. Dëshira dhe angazhimi ynë është për t’i ofruar Kosovës mundësi për institucione. Tash edhe me dy aktgjykime të gjykatës tregon edhe një herë gjykata se interesi publik i Kosovës është të gjenden rrugë për të ndërtuar kapacitete qeverisëse. Partia e parë duhet të gjeje rrugë për të ndërtuar këto kapacitete të një shumice parlamentare. Nisma nëse këtu veprohet sipas udhëzimit të Gjykatës Kushtetuese derisa nuk ka një marrëveshje politike votimi ynë është ai që ka qenë para se me hy në komision e fshehtë. Ne nuk kemi votë pa një marrëveshje politike, e cila prodhon ndërtimin e institucioneve”, tha Limaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat