spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
00:57
HomeKosovaLimaj zbulon ofertën e minutave të fundit që Kurti i bëri të...

Limaj zbulon ofertën e minutave të fundit që Kurti i bëri të dielën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka treguar për ofertën e minutave të fundit të Albin Kurtit në këmbim të votave të partisë së tij për Qeverinë e re.

Limaj ka treguar se të dielën kur ishte caktuar seanca për votimin e Qeverisë, ka zhvilluar një takim 10 minutësh me Kurtin, ku ky i fundit i ka treguar se ka gatishmëri për ta larguar Dimal Bashën nga kryetari i Kuvendit dhe për ta zhvendosur në ministri.

- Advertisement -

Kreu i NISMA-s ka treguar në Klan Kosova se që nga zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit të Kosovës s’kanë pasur kurrfarë komunikimi me Kurtin dhe se janë takuar vetëm të dielën në ambientet e Kuvendit.

Megjithatë Limaj ka treguar se s’ka pranuar, meqë qëndrimi i tij është se Dimal Basha s’duhet të jetë në asnjë pozitë pas shkrimit për UÇK-në.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat