spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:25
HomeKulturëShowBizLinja e jetës së Gjestit, nga një djalë problematik në një reper...

Linja e jetës së Gjestit, nga një djalë problematik në një reper të suksesshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjesti ka hapur zemrën e tij përmes linjës së jetës.

Ai ka treguar për vështirësitë e familjes e sidomos babait për t’u siguruar fëmijëve një jetë më të mirë.

- Advertisement -

Gjesti ka treguar se ka bërë shumë gabime dhe për to është penduar shumë.

Ai u ftua të bëjë një xhiro me makinë.

- Advertisement -

Gjatë gjithë kohës në makinë ku produksioni e kishte nisur, Gjesti ka qenë në lotë nga emocionet dhe malli për familjen.

Në një dhomë ai hapi kutinë e mesit dhe aty u shfaq babai i tij.

“Ku je more nub, koke trash, çka je ba kshtu”, ishte pyetja e prindit.

“Çdo sen që e kam ba bab jem, edhe pse jam ik prej shpisë, veq juve me ju pa mirë, nëse ju sjeni mirë mu sum vyn kurgja”, i tha gjesti

“Çdo prind e din, fëmijët mund të bëjnë gabime, unë t’i kam fal ato”, i tha babai.

Megjithëse nuk ia qëlloi në hapjen e njërës dhomë, Gjesti nuk u bind kërkesës së Ledionit, e shkoi të hap dhomën tjetër aty ku e priste nëna.

Bashkë me lotët e Gjestit, nuk munguan edhe ata të Eglit, e cila vazhdimisht ishte në vaj nga emocionet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat