spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
16:45
HomeLajmeRasti tronditës i pesëvjeçarit në Lipjan: QPS-ja refuzon vizitat e familjarëve në...

Rasti tronditës i pesëvjeçarit në Lipjan: QPS-ja refuzon vizitat e familjarëve në spital

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Familjarët e pesëvjeçarit nga Lipjani, i cili u keqtrajtua rëndë nga prindërit e tij, kanë hedhur akuza ndaj Qendrës për Punë Sociale (QPS) se po ua ndalon vizitat në spital, duke i konsideruar ata si „palë të tretë“.

Halla dhe gruaja e axhës së fëmijës, të cilat ishin të parat që e dërguan të miturin për trajtim mjekësor, pretendojnë se menaxherja e rastit, Hyrije Qerkini, u ka bërë të qartë se nuk mund ta vizitojnë më pesëvjeçarin. Ato madje kanë kërkuar që pas trajtimit në QKUK, fëmija të strehohet te halla, por kjo kërkesë është refuzuar nga institucionet.

- Advertisement -

„Na thanë mos ejani më për këtë punë, sepse s’mund ta vizitoni. Unë desha vetëm të shoh se si është djali. Si të mos më lejojnë mua, kur unë vetë e kam dërguar te mjeku?“, ka deklaruar halla e shqetësuar për Klan Kosovën.

Përgjigjja e QPS-së në Lipjan Drejtoresha e QPS-së në Lipjan, Makfirete Shamolli, ka sqaruar se rasti është nën hetime dhe se për fëmijën është caktuar një kujdestar ligjor. Sipas saj, është ky i fundit ai që vlerëson nëse vizitat janë në interesin më të mirë të fëmijës në këtë fazë të ndjeshme.

- Advertisement -

„Rasti është në proces dhe vendimi i gjykatës njeh vetëm të drejtën e prindërve, por meqë ata nuk janë të lirë, aktualisht është e pamundur. Institucionet nuk dëshirojnë që fëmija të ketë shqetësime shtesë. Ai është në tretman mjekësor dhe ka nevojë për rehabilitim“, ka thënë Shamolli, duke shtuar se institucioni po bën më të mirën e mundshme për rastin.

Historia që tronditi Kosovën Ngjarja e rëndë doli në dritë më 18 mars në fshatin Janjevë. Fëmija pesëvjeçar u gjet me lëndime alarmante: atij i mungonin gishtërinjtë e dy këmbëve dhe kishte shenja të rënda kalbjeje të mishit, si pasojë e neglizhencës dhe keqtrajtimit të gjatë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dy prindërit. Ata dyshohen për veprat penale „Shkelja e detyrimeve familjare“ dhe „Lëndim i rëndë trupor“. Fëmija po vazhdon trajtimin në QKUK nën mbikëqyrjen e rreptë të autoriteteve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat