Lirohet 10 vjet pasi u rrëmbye nga ISIS-i
Një grua jezide është arritur të lirohet pas 10 vjet rrëmbimi nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, degë e ISIS-it.
Tani në moshën 21-vjecare, gruaja është kthyer në shtëpi tek familja e saj në Irak pas shpëtimit kompleks ku ishin të përfshirë Izraeli, SHBA-ja dhe Jordania. Ajo ishte rrëmbyer nga luftëtarët e Shtetit Islamik në Irak në vitin 2014. Gruaja u mor në moshën 11-vjeçare dhe më vonë u trafikua në Gaza.
Ajo u lirua pas më shumë se katër muaj përpjekjesh që përfshinin disa operacione që dështuan për shkak të situatës së vështirë të sigurisë që rezultoi nga lufta e Izraelit në Gaza, tha Silëan Sinjaree, shefi i shtabit të ministrit të Jashtëm të Irakut, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ministria e Jashtme e Irakut vlerësoi bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Jordanisë. “Vajza iu dorëzua familjes së saj këtë mbrëmje pasi u kthye në Irak”, tha ministria në një deklaratë të enjten, pa përmendur Gazën apo Izraelin.
Zyrtarët irakianë kishin qenë në kontakt me gruan për muaj të tërë dhe ua kishin përcjellë informacionin e saj zyrtarëve amerikanë, tha një burim i njohur me këtë çështje për Reuters.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha të martën se SHBA-ja “ndihmuan në evakuimin e sigurt nga Gaza një gruaje të re jazide për t’u ribashkuar me familjen e saj në Irak”. Zëdhënësi tha se rrëmbyesi i saj në Gaza ishte vrarë së fundmi, duke e lejuar atë të arratisej dhe të përpiqej të gjente një rrugë për në shtëpi.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se ushtria amerikane nuk kishte ndonjë rol në evakuim. Jezidët, besimi i të cilëve i ka rrënjët te Zoroastrianizmi, kryesisht jetojnë në Irak dhe Siri.
Ata u vunë në shënjestër të ISIS-it në distriktin Sinjar të Irakut në një fushatë të ashpër ku mbetën të vrarë, rreth 10,000 njerëz brenda pak ditësh dhe me mijëra gra të rrëmbyera, përdhunuara ose keqtrajtuara si skllave seksi.