spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:46
HomeKulturëShowBizLirohet nga arrestimi ish-banori i Big Brother

Lirohet nga arrestimi ish-banori i Big Brother

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi, ka reaguar për herë të parë pas zhvillimeve të fundit që e vendosën atë në qendër të vëmendjes mediatike.

Muajin e kaluar, emri i tij u përfol gjerësisht në media pas arrestimit lidhur me një përleshje fizike, ku viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

- Advertisement -

Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi përmes një postimi në InstaStory ka njoftuar publikun, miqtë dhe familjarët e tij për vendimin e gjykatës që e liroi nga masa e arrestit.

“Me respekt, dua të njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit në të cilën isha mbajtur. Falënderoj avokatët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit të gjithëve për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Në postim, Mjekiqi shihet pranë avokatëve të tij, duke përcjellë mesazhe falënderimi për të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj kohe të vështirë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat