spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
07:28
HomeKosovaDrejtësiaLirohet Peci, bashkëpartiakja e tij e cilëson inskenim të Blerim Isufajt

Lirohet Peci, bashkëpartiakja e tij e cilëson inskenim të Blerim Isufajt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka përfundur intervistimi i ministrit në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci nga Prokuroria Speciale.

Ai ishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit në kuadër të hetimeve për rastin e dyshuar të fabrikës së mbetjeve shtazore.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta ka deklaruar se i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë zhvillim, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në detyrë, Donika Gërvalla, e ka quajtur inskenim.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi ndërhyrjen si një “inskenim të gërditshëm” të udhëhequr nga prokurori Blerim Isufaj. Ajo e mbrojti fuqishëm ministrin Peci, të cilin e quajti “ministrin më shembullor të këtij mandati”.

Sipas saj, veprimi i Prokurorisë nuk është asgjë më shumë se një “hakmarrje e shëmtuar” ndaj angazhimit të ministrit Peci në luftën kundër korrupsionit.

“Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat