spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:22
HomeKosovaZgjedhjet 2025Lladrovci: Bedelët me letra e pa letra i munda në zgjedhjet e...

Lladrovci: Bedelët me letra e pa letra i munda në zgjedhjet e kaluara, i mundi sërish-vazhdojmë +4

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po synon edhe një mandat tjetër pavarësisht se PDK e kandidoi Petrit Hajdarin për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai ka thënë se “bedelët me letra e pa letra” i ka mundur dhe do t’i mundë sërish.

- Advertisement -

“Bedelët me letra e pa letra me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër meje. I munda dhe i mundi sërish. PDK dje, PDK sot, PDK gjithmonë. Tash dolën publikisht dhjetëshja e parë, qytetarët ua shohin fytyrat por edhe ua dinë veprat, asnjë maskë nuk do ti ndihmojnë. Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin, keqbërësve dhe bedelëve. Vazhdojmë, +4!”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Qytetarë të nderuar,

Pas shumë mesazheve për veprim ndaj situatës së krijuar me postime të porositura, kërkoj nga të gjithë qetësi dhe dashuri.

Bedelët me letra e pa letra me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër meje. I munda dhe i mundi sërish. PDK dje, PDK sot, PDK gjithmonë.

Tash dolën publikisht dhjetëshja e parë, qytetarët ua shohin fytyrat por edhe ua dinë veprat, asnjë maskë nuk do ti ndihmojnë.

Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin, keqbërësve dhe bedelëve. Vazhdojmë, +4!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat