spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
00:25
HomeKosovaLladrovci: Përgjithmonë mirënjohës ndaj kontribuuesve shekullor për liri

Lladrovci: Përgjithmonë mirënjohës ndaj kontribuuesve shekullor për liri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vendosur kurora me lule dhe ka bërë nderime në Marinë, te “Memoriali i Dëshmorëve”, në Tërstenik te “Lisat binak” dhe në Kompleksin memorial “Pëllumbat e lirisë” në Negroc, për dëshmorët dhe martirët e Arllatit, Gjergjajt, Llapushnikut, Negrocit dhe Vuçakut.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Në përvjetorin e rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, me familjarë të tyre, veteranë të UÇK-së, qytetarë e bashkëpunëtorë, morëm pjesë në homazhe për nder të jetës dhe veprës së dëshmorëve e martirëve në Marinë, te “Memoriali i Dëshmorëve”, në Tërstenik te “Lisat binak” dhe në Kompleksin memorial “Pëllumbat e lirisë” në Negroc, për dëshmorët dhe martirët e Arllatit, Gjergjajt, Llapushnikut, Negrocit dhe Vuçakut.

Është ditë e mbushur me emocion për atdhedashurinë e tyre, për sakrificën e dëshmorëve e martirëve, është ditë e mbushur me dhimbje për kujtimin ndaj tyre, është ditë krenarie kur kujtojmë e nderojmë më të mirët e kombit, më të devotshmit dhe më të dëshmuarit, atëherë, kur Kosovës i duheshin më së shumti.

- Advertisement -

Përgjithmonë mirënjohës ndaj kontribuuesve shekullor për liri, në veçanti, lavdi e nderim i përjetshëm për çlirimtarët, të cilët i dolën përball armikut mijëra herë më të armatosur dhe më shumë në numër, por, të bindur se liria është më e çmuar se jeta dhe çlirimi vije nga gryka e pushkës.

Nderimi ynë më i madh për dëshmorët dhe martirët e kombit është fuqizimi i shtetit, puna me përkushtim për mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe zbatimin e barazisë para ligjit.

Lavdi të përjetshme për dëshmorët dhe martirët e kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat