spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
08:29
HomeKosovaLladrovci pret vendimin e PDK-së për kandidaturën, shprehet i gatshëm për detyrën

Lladrovci pret vendimin e PDK-së për kandidaturën, shprehet i gatshëm për detyrën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar sërish për këtë post në zgjedhjet e ardhshme lokale, por theksoi se vendimi përfundimtar do të merret nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Lladrovci beson që vendimi do të bazohet në “performancë, organizimin e fuqishëm lokal, në kontributin e votës nacionale, meritokracinë dhe kapacitetin e lidershipit për të adresuar shqetësimet e qytetarëve”.

- Advertisement -

“Ju e dini se i takoj subjektit politik shtetformues e shtetndërtues, i cili respekton programin e statutin e partisë, prandaj, edhe pres veprime nga niveli qendror të marrë vendim. Vendimi besoj fort, do të bazohet në performancë, organizimin e fuqishëm lokal, në kontributin e votës nacionale, meritokracinë dhe kapacitetin e lidershipit për të adresuar shqetësimet e qytetarëve”, thotë Lladrovci.

I pyetur nëse do të jetë përsëri kandidat i PDK-së për kryetar të komunës, Lladrovci tha:

- Advertisement -

“Si themelues i PDK-së, përtej besimit nga qytetarët që merret me votë, punën dhe angazhimin për qytetarin e quaj edhe obligim, andaj, pres vlerësim për të gjitha komponentët e parimeve për kryetar të komunave nga PDK, normalisht, vendimin e pres në paqe me veten dhe punën e deritashme duke marrë parasysh edhe gatishmërinë për të vazhduar përgjegjësinë”, tha Lladrovci për GazetaBlic.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat