spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeKosovaLladrovci rrëfen fjalët e fundit të Fehmiut: “Forcat serbe do të kalojnë...

Lladrovci rrëfen fjalët e fundit të Fehmiut: “Forcat serbe do të kalojnë vetëm mbi trupin tim”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ramiz Lladrovci, kandidat për të parin e Drenasit, në një intervistë në “Debat Plus” ka folur për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në përvjetorin e rënies së tyre. Ai ka kujtuar momentet e rënies së tyre.

“Në atë kohë, më 22 shtator 1998, isha në Tiranë me detyrë nga Shtabi i Përgjithshëm. Lajmin e kam marrë nga Azem Syla dhe Kadri Veseli, të cilët më kanë njoftuar fillimisht se ka rënë heroikisht Feha. Por unë e kam ditur që bashkë me Fehën ka rënë edhe Xheva, sepse jeta e Fehmiut dhe Xhevës ka qenë e tillë që njëri pa tjetrin nuk kanë mundur të ecin… Xheva, edhe po të kishte qenë larg 30-40 kilometra, do të vinte derisa të luftonte aty ku u vra Fehmiu, se nuk do ta linte”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai ka rrëfyer se një natë para vrasjes së vëllait të tij, Fehmi Lladrovcit, kishte biseduar me të.

“Një natë para vrasjes kemi folur me Fehmin. Na i kishim telefonat satelitorë dhe kemi komunikuar. Më tha: ‘Vëlla, nesër është ofensiva në drejtim të pozicioneve të mia. Fehmi ka dalë në Qiqavicë ose këtu. Dije që forcat serbe vetëm mbi trupin tim mund të kalojnë. Pa u vrarë unë nuk kalojnë forcat serbe’. Dhe ashtu ndodhi. Mëngjesin e nesërm, në pikën Gradina, siç e quajmë ne, dolën mbi 10 mijë forca serbe, të cilat sulmuan tri pikat e UÇK-së që ishin në zonën tonë”, ka treguar ai.

- Advertisement -

“Njeriu i parë që është vrarë në betejë ka qenë Fatime Hetemi, një vajzë që kishte ardhur nga Mitrovica e Veriut. Ajo është motra e kryetarit aktual, Lulzim Hetemi. Kishte ardhur si e re për t’u kyçur në UÇK. Fillimisht nuk e kishin pranuar, por pastaj e kishte takuar Shaban Shala, i cili e kishte dërguar te Fehmiu e Xheva. Fehmiu dhe Xheva nuk kishin fëmijë, por e kishin marrë Fatimen si fëmijën e tyre. Ajo ishte personi i parë që u vra”.

”Pas saj u vra Shefqet Zeka, një student nga Prishtina, i cili ishte inkuadruar në UÇK vetëm 3-4 ditë para se të binte në fshatin tonë. Ai ishte te Feha dhe u vra në një pikë që e quajmë ‘te trafa e Feronikelit’, që ndodhet në territor ndërmjet fshatit tonë dhe Çikatovës, nga një minahedhës që e goditi”, ka rrëfyer ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat