spot_img
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
16:02
HomeKosovaLladrovci: Sonte do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e PDK-së...

Lladrovci: Sonte do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e PDK-së në Drenas

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili garoi edhe në zgjedhjet e fundit lokale për të parin e kësaj komune me “Për Drenasin Kampion”, duke arritur fitore, ka njoftuar se sot rreth orës 18:30 do ta hapin “simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas”.

Lladrovci, po ashtu, ka falënderuar qytetarët për kontributin e tyre që zgjedhjet në Drenas, të zhvillohen në ‘’mënyrë shembullore’’.

- Advertisement -

“Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Qytetarë të dashur,

Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë njerëzore, institucionale e morale, shpreh respektin e thellë dhe falënderimin për çdo qytetar i cili kontribuoi që zgjedhjet në komunën tonë të zhvillohen në mënyrë shembullore.

Megjithëse jemi në pritje të zyrtarizimit të rezultateve, kjo nuk na pengon të kemi një koktej për fitoren, jo vetëm fitore “Për Drenasin Kampion”, por fitore të qytetarëve krenarë e me integritet, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare dhe shtetndërtim.

Me kandidatet dhe kandidatët për Kuvend me anëtarët e Shtabit zgjedhor, do të takohemi bashkë në zyrat ku ishim vendosur përkohësisht në ora 18:00, ndërsa rreth orës 18:30 do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas, zyrë e cila me vite ka qenë burim i fitoreve.

Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh.

Ky koktej nuk është përjashtim për ata që mendojnë ndryshe, as demonstrim i arrogancës së fitores, thjeshtë, është kthim te ambientet nga të cilat kishte dhe do të ketë vetëm fitore, me qytetarin e komunës së Drenasit në qendër dhe vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes.

Krenar me qytetarët kampionë të zemrës së Kosovës. Fitorja e qytetarëve të Drenasit, është fitore e madhe! Faleminderit!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat