spot_img
E premte, 13 Shkurt, 2026
23:59
HomeLajmeLladrovci takim me vëllezërit e Kadri Veselit: Mesazhi për Hagën

Lladrovci takim me vëllezërit e Kadri Veselit: Mesazhi për Hagën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ndërsa në Dhomat e Specializuara në Hagë po jepen fjalët përfundimtare të mbrojtjes, kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të treguar solidaritetin e tij. Në një takim të përzemërt në Ferizaj, ai është pritur nga dy vëllezërit e Kadri Veselit, Ismeti dhe Petriti, në një drekë ku u kujtuan ngjarjet që vulosën lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi emocionues, Lladrovci ka theksuar se asnjë proces gjyqësor nuk mund të zbehtë lavdinë e gjeneratës së UÇK-së:

“Historia nuk mund të rishkruhet, as nuk ka fuqi që mund ta mjegullojë arritjen e gjeneratës që i takoi fati të realizojë mrekullinë, çlirimin e Kosovës.”

- Advertisement -

Lladrovci u shpreh se mungesa e Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhës ndihet çdo ditë në familje, shoqëri dhe në vetë strukturat e shtetit, duke i cilësuar ata si heronj të luftës dhe të paqes.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat