spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:39
HomeSportLojtari i Spanjës merr topin e artë

Lojtari i Spanjës merr topin e artë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rodri është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2024.

Mesfushori spanjoll shpërblehet në mënyrën më të mirë të mundshme, për paraqitjet fantastike me Manchester Cityn dhe me kombëtaren e Spanjës.

- Advertisement -

Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për Cityn në fitimin e titullit rekord të katërt radhazi në Angli.

“Qytetarët” nuk humbën asnjë ndeshje në Premier League me Rodri në fushë sezonin e kaluar.

- Advertisement -

Shifrat janë më të vërtetë të frikshme, sa i përket golave dhe asisteve (2023/2024), futbollisti është përfshirë në 17 gola.

Për Spanjën aktualisht kampione Europe, 28-vjeçari luajti 13 ndeshje në sezonin 2023/24, duke shënuar tre gola. Rodri, mposhti Vinicius në garën për “Topin e Artë”, duke “rrëmbyer” kështu këtë trofe të rëndësishëm.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat