spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:24
HomeKulturëShowBizLoredana e Jozi pajtohen, vjen përqafimi

Loredana e Jozi pajtohen, vjen përqafimi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Jozi dhe Loredana kanë patur një mëngjes të ëmbël me njëri-tjetrin ditën e sotme.

Teksa Jozi ndodhej në lavanderi duke hekurosur, aty ka shkuar dhe banorja.

- Advertisement -

Kur ai e pa, i kërkoi një përqafim.

Loredana fillimisht e pa çuditshëm e u largua, por më pas e la Jozin që t’a përqafonte.

- Advertisement -

“Hajde të të përqafoj. Më fal, për çdo gjë më fal”, i tha banori teksa ajo e pa dhe më pas qeshi.

“Sinqerisht të them, prit të vishem dhe do flasim pastaj. Nuk kam për qëllim të bëj kurrë të ndihesh keq. Po ti ngaqë keqkuptohesh”, i tha më pas Jozi.

Kur Loredana bëri që të ikte, ajo u kthye sërish dhe e përqafoi e më pas u largua:

“Takohemi për jashtë”.

Kujtojmë se me rikthimin e Jozit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, ai mbajti një qëndrim mjaft të ftohtë me Loredanën.

Kjo e fundit i kërkonte herë pas here që të flisnin për raportin e tyre.

Gjërat ndryshuan kur gjatë lojës së mos reagimeve, në sfond u dëgjua një intervistë e Jozit jashtë shtëpisë dhe më pas edhe kënga e tij dedikuar banores.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat