Pas daljes së Jozit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, Loredana ka bërë një deklaratë të papritur për ndjenjat e saj ndaj tij.
Gjatë një bisede me Rozanën, ajo ka shprehur dyshimet e saj dhe ka theksuar se ka frikë se Jozi mund të mos e ketë dashur.
Në bisedën e zhvilluar mes tyre, Rozana e pyeti Loredanën nëse e do ende Jozin, dhe Loredana iu përgjigj me sinqeritet se kishte frikë se ai nuk e kishte dashur kurrë.
Rozana e pyeti më tej për mesazhin që Jozit i kishte dërguar, dhe Loredana e konfirmoi duke i kërkuar mendimin e saj.
Rozana, duke e përmendur edhe Valbonën, që gjithashtu kishte pasur reagime emocionale, tha se kishte parë mesazhin dhe se më shumë kishte qajtur Valbona sesa Loredana.
E pashë, ishte Valbona. Po mirë, se më shumë qau Valbona se ti. Se nuk të jap dot mend, për raportin që kam unë kam me Jozin, nuk të jap dot mend.
Ajo theksoi se nuk mund të jepte mendime për marrëdhënien e Loredanës me Jozin, pasi është diçka shumë personale.
Nuk dua të më japësh mend, thjesht po të them si është situata. Më duhet të riformuloj të gjithë gjënë.
Loredana iu përgjigj se nuk kërkonte mendime, por thjesht po i tregonte situatën dhe se tani i duhet të procesojë gjithçka që ka ndodhur.



