spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:36
HomeBotaLufta në Ukrainë, Kievi kërkon nga NATO një ftesë anëtarësimi, para së...

Lufta në Ukrainë, Kievi kërkon nga NATO një ftesë anëtarësimi, para së të mbyll mandatin Joe Biden

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ukraina po kërkon nga NATO që t’ia nis një ftesë për anëtarësim përpara se Joe Biden të largohet nga Shtëpia e Bardhë, duke argumentuar se kjo do të ishte një trashëgimi e përshtatshme për presidentin e SHBA-së, tha një diplomat i lartë ukrainas.

“Ideja jonë është se dhënia e një ftese për Ukrainën në këtë moment, është një sinjal politik”, tha për Reuters, Nataliia Galibarenko, ambasadorja e Kievit në NATO.

- Advertisement -

“Ne sinqerisht besojmë se mund të jetë pjesë e trashëgimisë së administratës aktuale amerikane”, tha ajo në një intervistë në misionin ukrainas në NATO, përballë selisë së aleancës në Bruksel.

Zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm në SHBA krijojnë pasiguri të madhe për Ukrainën pasi Uashingtoni ka qenë ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake të Kievit për luftën e tij kundër pushtimit rus.

- Advertisement -

Ndërsa nënpresidentja demokrate Kamala Harris ka sinjalizuar vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, ajo nuk e ka përcaktuar nivelin e kësaj mbështetjeje.

Ish-presidenti republikan, Donald Trump nuk ka qenë i qartë se si do ta trajtonte luftën.

Të qenit në NATO do ta bënte Ukrainën pjesë të paktit të mbrojtjes reciproke të aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA, që do të thotë se një sulm ndaj një anëtari konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve, megjithëse procesi i anëtarësimit mund të zgjasë vite për t’u përshtatur me standardet e NATO-s.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat