spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
06:08
HomeKulturëShowBiz“Luftë moralistësh” mes Limit dhe Albas në BBVK: Flirtet jashtë kontrollit dhe...

“Luftë moralistësh” mes Limit dhe Albas në BBVK: Flirtet jashtë kontrollit dhe xhelozia shpërthen live

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbrëmjen e sotme, në Big Brother VIP Kosova, u pa përplasja më e fortë mes Limit dhe Albas, dy banorë që u bënë të njohur njëri pas tjetrit në një reality show në Shqipëri, ku edhe kishte nisur njohja dhe flirtet mes tyre.

Sipas dinamikës së fundit në shtëpi, Limi nuk duket më i gatshëm ta vazhdojë afrimin me Albën, ndonëse ajo ka pasur pritje krejt të tjera – që ai të qëndronte “në krahët e saj” dhe jo të shfaqej herë pas here në situata që kanë ndezur debat në publik.

- Advertisement -

Ajo që e ka bërë situatën edhe më të rëndë për Albën janë skenat dhe afrimet e Limit: herë pranë Bias, e herë në momente të komentueshme si nën dush me Dolaçen – pamje që kanë shtuar tensionin dhe kanë sjellë “luftën” e sotme mes tyre.

Debati i tyre u shoqërua me akuza, nënkuptime dhe tone të ashpra, ndërsa publiku po e komenton si një “luftë moralistësh” ku secili kërkon ta nxjerrë tjetrin si fajtor – por brenda shtëpisë po shihet qartë se raporti mes tyre po shkon drejt thyerjes përfundimtare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat