spot_img
E premte, 31 Tetor, 2025
22:21
HomeRajoniShqipëriaLulzim Basha paraqitet në SPAK

Lulzim Basha paraqitet në SPAK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për herë të parë që kur Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për ngjarjen e përgjakshme të 21 Janarit 2011, kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, është paraqitur sot pasdite në ambientet e këtij institucioni.

Burime pranë SPAK i kanë konfirmuar RTSH 24, se Basha është thirrur për të dëshmuar në lidhje me rrethanat e asaj dite.

- Advertisement -

Paraqitja e Bashës në SPAK vjen si një zhvillim i ri në hetimet e gjata mbi vdekjen e katër protestuesve gjatë përleshjeve para Kryeministrisë në vitin 2011, kur u përdor armë zjarri nga forcat e rendit.

Burimet theksojnë se Basha nuk është thirrur në cilësinë e të dyshuarit, por si person që ka dijeni mbi ngjarjet dhe vendimet e marra atë ditë.

- Advertisement -

Në datën 21 Janar 2011, Lulzim Basha mbante pozicionin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë e asaj kohe.

Deri në këtë moment, as zyra e Bashës dhe as zyrtarë të SPAK nuk kanë lëshuar një njoftim zyrtar për detajet e dëshmisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat