Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media, ka thënë se rezultati nuk ishte ai që kishin pritur.
Ai ka thënë se ky është një moment reflektimi i përgjegjesisë.
“Në këto pesë vite kam vepruar sic është më e mira për Kosovën. Megjithatë, më duhet të them se nuk ia kam arritur qëllimit. Kemi ndërtuar program të plotë, fushatë dinjitoze e të përgjegjshme, por ky është verdikti qytetar dhe para tij përulemi të gjithë. LDK do të nis një fazë të re brenda vetes, të rinovohet më shumë. Do thërras kuvendin dhe do t’i shpalosi dhe shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë që i mbaj unë si kreu i saj. Falënderoj kundërshtarët, e uroj fituesin. Shteti është secili prej nesh, Kosova meriton dinjitet e respekt”, ka thënë Abdixhiku.



