Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i është bashkuar vargut të reagimeve institucionale pas lajmit tragjik për vdekjen e tre punëtorëve kosovarë në një aksident në punë në Vjenë. Abdixhiku e ka cilësuar ngjarjen si një humbje të madhe jo vetëm për familjet, por për gjithë shoqërinë tonë, duke vënë theksin te rinia që po shuhet larg atdheut.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Austri… jetë të reja që u shuan para kohe, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjet por edhe tek shoqëria jonë. Mendimet tona janë pranë tyre, duke ndarë dhimbjen dhe solidaritetin në këto çaste të vështira.” — ** Lumir Abdixhiku.**



