spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
22:17
HomeKosovaLumir Abdixhiku pas takimit me Vjosa Osmanin për zgjedhjet

Lumir Abdixhiku pas takimit me Vjosa Osmanin për zgjedhjet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë para mediave pas takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani, duke bërë të ditur se ende nuk ka një datë zyrtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Abdixhiku theksoi se diskutimet ishin zyrtare dhe se LDK-ja respekton autoritetin e Presidentes për të shpallur datën brenda parashikimeve dhe afateve që përcakton Kushtetuta e Republikës.

- Advertisement -

Ai u shpreh se partia e tij është e përgatitur për procesin e ri demokratik, duke lënë të kuptohet se nuk ka pretendime për ndonjë datë specifike, por kërkon që procesi të jetë i rregullt dhe kushtetues.

Ky reagim i Abdixhikut vjen menjëherë pas përfundimit të raundit të parë të konsultimeve, në të cilin morën pjesë vetëm liderët e partive opozitare shqiptare

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat