spot_img
E hënë, 20 Tetor, 2025
19:29
HomeKosovaLumiri dhe Tahiri nuk janë koordinu: LDK distancohet nga koalicioni lokal në...

Lumiri dhe Tahiri nuk janë koordinu: LDK distancohet nga koalicioni lokal në Vushtrri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë me një komunikatë zyrtare për media, duke njoftuar se nuk ka autorizuar dhe as nuk autorizon asnjë koalicion lokal që nuk ndjek procedurat statutare të partisë.

Në reagimin e publikuar, LDK thekson se veprimet e kandidatit të saj në Vushtrri, i cili ka lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të partisë.

“LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse,” thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Partia thekson se çdo veprim i tillë, që bie ndesh me praktikën demokratike të LDK-së, do të trajtohet sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale.

“LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera,” theksohet më tej.

Ky reagim shihet si sinjal i qartë për mungesë koordinimi ndërmjet kryetarit Lumir Abdixhiku dhe shefit të shtabit zgjedhor, Arban Tahiri, duke reflektuar tensione të brendshme brenda strukturave lokale e qendrore të LDK-së në prag të balotazhit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat