Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e fundos Kosovën, që sipas tij “ka vjedhur vota në Mitrovicë”.
Ai tha se “treni bullgar”, duhet të quhet si “treni i Kurtit”.
“Lëvizja që po e fundos Kosovën paska vjedh me të madhe në Mitrovicë. Propozoj që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’. Uroj dhe shpresoj që organet e sigurisë ta zbardhin këtë hajni të sofistikuar”, ka shkruar Lushtaku.




