spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025LVV-ja gjobitet nga PZAP-ja me 11 mijë euro për dy raste të...

LVV-ja gjobitet nga PZAP-ja me 11 mijë euro për dy raste të ndara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëvendosej, e këtë herë me 11 mijë euro, por në dy raste të ndara.

PZAP ka njoftuar se këto vendime janë marrë në seancën e panelit të mbajtur dje.

- Advertisement -

Në rastin e parë, Vetëvendosje u dënua me 5 mijë euro, pas aprovimit të ankesës së parashtruar nga PDK-ja, për shkak se siç thuhet në njoftimin e PZAP-së, pati ndeshje të kodit të mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.

Sipas PZAP-së në ankesën e PDK-së thuhej se kandidatja e VV-së, Albena Reshitaj ka publikuar një fotografi në Facebook, në një nga tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën shihet një parullë e vendosur nga simpatizantët dhe mbështetësit e VV-së, e që sipas tyre ka gjuhë e cila nxit urrejtje, ofendim, denigrim dhe shpreh ngjyrime përçmuese për partitë kundërshtuese të VV-së.

- Advertisement -

Po ashtu, në rastin e dytë VV-ja është dënuar për ankesën e bërë nga PDK-ja. Ankesa e pranuar e gjobiti VV-në në vlerë prej 6 mijë eurove.

Në ankesë thuhet se kandidati i VV-së për deputet, Haxhi Avdyli ka postuar një video një Facebook, me tekst shoqërues, që është realizuar brenda Klinikës së Neurologjisë, ku provokohet numri i listës, me të cilin ai kandidon, si person që mban pozitë publike, siç thuhet në ankesë, ka shfrytëzuar këto ambiente me qëllim të përfitimit të votave.

Disa gjoba radhazi i janë dhënë Vetëvendosjes që nga java e parë e fushatës zgjedhore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat