spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
13:09
HomeKosovaLVV me të njëjtin avaz, sërish drejt një dështimi – deklaron Bajrami

LVV me të njëjtin avaz, sërish drejt një dështimi – deklaron Bajrami

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se edhe në seancën e sotme të Kuvendit, LVV-ja pritet të vazhdojë me avazin e njëjtë përkundër aktgjykimit të Kushtetueses që obligon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.

Bajrami ka thënë edhe seanca e sotme pritet të jetë “dështim”.

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së ka thënë se këtë situatë e përshkruan më së miri përkufizimi i Albert Ajnshtajnit për çmendurinë.

“Nga data 1 maj deri më sot, plot 31 herë ka dështuar formimi/votimi i Komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit. Për habinë e disave, por jo timen, LVV vazhdon me të njëjtin avaz edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sot pritet të jetë dështimi i 32-të”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

P.S.

“Këtë situatë e përshkruan më së miri përkufizimi i Albert Ajnshtajnit për çmendurinë”, ka shkruar Bajrami.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat