spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
15:12
HomeKosovaPrishtinaLVV-së në Prishtinë i largohen dy asamblistë

LVV-së në Prishtinë i largohen dy asamblistë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy asamblistët në Kuvendin komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së.

Para seancës së sotme të Kuvendit Komunal, Lahu dhe Azemi janë pozicionuar si të pavarur.

- Advertisement -

Të dy asamblistët të cilët fituan ulëse në Asamblenë Komunale duke garuar me Lëvizjen Vetëvendosje, ishin përballur me presion direkt nga Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të LVV-së, në fund të vitit të kaluar kur vendosën të votojnë buxhetin për vitin 2025.

Në një video që u publikua nga debati mes tyre, përmendej emri i Albin Kurtit, hajnia, pronat në Badovc e deri te akuzat e ndryshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat