Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se është skeptik nëse Vladimir Putin është gati t’i japë fund luftës në Ukrainë.
“Kur e shoh situatën dhe faktet, nuk e shoh presidentin Putin shumë të gatshëm për të arritur paqe tani”, i tha NBC News pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë.
Por Macron vlerësoi “optimizmin” e Trump për sigurimin e një marrëveshjeje paqeje dhe tha se “duhet të merret seriozisht”.
“Nëse ai mendon se mund të arrijë një marrëveshje, ky është një lajm i shkëlqyer dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje të shkëlqyer”, shtoi Macron.
Disa orë pasi u përfunduan bisedimet, forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia nisi një valë sulmesh me raketa dhe dronë.
Shpërthime u dëgjuan në qytetin e Kremençukut dhe thuhet se në sulm u përdorën raketa të shumta balistike, shkroi gazeta Kyiv Independent, e cila njoftoi se infrastruktura energjetike e Ukrainës ka të ngjarë të jetë shënjestra e sulmit.
Forcat ajrore shtuan se qytetet më afër vijës së frontit, përfshirë Kharkivin dhe Poltava-n, ishin nën kërcënimin e sulmeve me raketa.