Duhet të rimendojmë marrëdhëniet tona me Rusinë pas luftës në Ukrainë
Storm/Francë: Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se marrëdhëniet me Rusinë duhet të rimendohen sapo të përfundojë lufta në Ukrainë.
Duke folur në një tubim për paqe në Paris, të organizuar nga Komuniteti Katolik i Sant’Egidio-s, Macron bëri thirrje për një propozim të ri për paqen dhe rendin në Evropë. Ai theksoi nevojën për një organizim të ri të Evropës dhe një rishikim të marrëdhënieve me Rusinë, sipas raportimeve të The Kyiv Independent.
Në fillim të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, Macron ishte kritikuar ashpër kur paralajmëroi që Rusia të mos poshtërohej. Më vonë, ai mori një qëndrim më të ashpër: Franca furnizoi Ukrainën me raketa me rreze të gjatë dhe propozoi një koalicion për furnizimin me raketa dhe bomba.
Macron theksoi gjithashtu nevojën për një rend botëror më të drejtë / Storm-rks