spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:50
HomeRajoniMaqedonia e VeriutMahmuti: Turpi i mbuloftë udhëheqësit e Tetovës që e injoruan pikëllimin për...

Mahmuti: Turpi i mbuloftë udhëheqësit e Tetovës që e injoruan pikëllimin për vdekjen e Shpat Kasapit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Bardhyl Mahmuti, ish-përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kritikuar udhëheqësit politikë shqiptarë të Tevocës që nuk respektuan zyrtarisht dhimbjen dhe pikëllimin e shqiptarëve për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasami.

Duke bërë një krahasim me trajtimin që iu bë pas vdekjes këngëtarit maqedonas Todor Proeskit, Mahmuti tha se për këngëtarin më të popullarizuar shqiptar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut s’u bë asgjë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

TETOVË! TURPI T’I MBULOFTË UDHËHEQËSIT POLITIKË!

- Advertisement -

Më 16 tetor të vitit 2007 vdiq aksidentalisht këngëtari maqedonas Todor Proeski, i njohur si Toshe Proeski. Në shenjë pikëllimi, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë (VMRO–PDSH) shpallën 17 tetorin zi kombëtare, ndërkaq qyteti i lindjes së tij, Krusheva, shpalli tri ditë zie!

Më 26 nëntor 2025, vdiq nga arresti kardiak Shpat Kasapi, këngëtari më i popullarizuar shqiptar i viseve shqiptare nën Maqedoni.

Meqenëse Shpat Kasapi vdiq në Itali dhe transferimi i kufomës mori kohë katër ditë për ta sjellë në vendlindje, udhëheqësit e pushtetit qendror dhe lokal kishin në dispozicion katër ditë që të respektonin zyrtarisht dhembjen dhe pikëllimin e shqiptarëve. Për turp, si pushteti i nivelit qendror ashtu edhe ai i pushteti lokal, injoruan tërësisht dhembjen dhe pikëllimin tonë!

Sidoqoftë, për familjarët është një lehtësim i madh kur shohim që qindra mijëra mesazhe ngushëllimi na kanë ardhur nga të katër anët e globit për të ndarë me ne dhembjen e madhe!

Shpat Kasapi ishte një YLL, drita e së cilit do të vazhdojë të shihet edhe gjatë shekujve në vijim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat