spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:51
HomeSiguriaUshtriaMaqedonci: Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-SHBA po rritet vazhdimisht

Maqedonci: Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-SHBA po rritet vazhdimisht

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës, një platformë e rëndësishme ndërkombëtare që ofroi mundësi për takime dypalëshe me miq e partnerë strategjikë, përfshirë edhe gjeneralë me katër yje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me kënaqësi takova Gjeneralin Tod Daniel Wolters, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën gjatë viteve 2019-2022, si dhe Admiral Mark Montgomery, aktualisht Drejtor i Lartë dhe Bashkëpunëtor i Lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD) në SHBA”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se gjatë këtyre takimeve, ka prezantuar progresin e Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të zbatimit të Planit të Tranzicionit.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Forumi i Sigurisë së Varshavës ofroi mundësinë e mirë për takime dypalëshe me dy miqtë amerikanë e ndërkombëtarë—Gjeneralët me katër yje. Takova me kënaqësi Gjeneralin Tod Daniel Wolters, Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën nga 2019-2022 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si dhe Admiral Mark Montgomery, aktualisht Drejtor i Lartë dhe Bashkëpunëtor i Lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (SHBA).

Prezantova progresin e Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Planin e Tranzicionit të FSK-së. Diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-SHBA në mbrojtje dhe nismat e përbashkëta për t’i forcuar ato. Në fund, i falendërova dy Gjeneralët, miq të Kosovës që kanë kontribuar shumë për arritjet tona në mbrojtje, të bëra në bashkëpunim me SHBA-të.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat