spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:44
HomeSiguriaUshtriaMaqedonci dhe homologu turk diskutojnë për blerje ushtarake e trajnime

Maqedonci dhe homologu turk diskutojnë për blerje ushtarake e trajnime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalya.

Maqedonci tha se me Gylerin folën për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

- Advertisement -

“Aleanca mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë e ndërtuar me mirëbesim do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon”, shkroi Maqedonci.

Tutje, Maqedonci shkroi se blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e përbashkët, janë disa nga fushat që kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve.

- Advertisement -

“Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat