spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:20
HomeSiguriaUshtriaMaqedonci dhe kongrsmeni Hamadeh flasin për arritjet e ushtrisë së Kosovës

Maqedonci dhe kongrsmeni Hamadeh flasin për arritjet e ushtrisë së Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Kongres të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë takuar me Abraham Hamadeh, kongresmen republikan nga Arizona.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, Zyra Ovale dhe teksti

- Advertisement -

Maqedonci ka thënë se me kongresmenin Hamadeh, i cili ka përvojë në ushtrinë amerikane dhe që aktualisht shërben në Komitetin e Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë diskutuar për sfidat globale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në rajonin dhe në vendin tonë në veçanti.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

- Advertisement -

“Bashkë me komandant Jasharin, biseduam me kongresmenin Hamadeh edhe për zhvillimet e kohëve të fundit në Kosovë dhe veçanërisht për arritjet e ushtrisë së Kosovës. Tutje diskutuam edhe për rëndësinë e vëmendjes amerikane ndaj rajonit të Ballkanit perëndimor dhe prezencës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten aleat i pazëvendësueshëm në rrugëtimin drejt zhvillimit dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat