spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:44
HomeSiguriaUshtriaMaqedonci e Görgün biseduan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Maqedonci e Görgün biseduan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron në Turqi, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, ka takuar presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof. dr. Haluk Görgün, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e  mbrojtjes dhe sigurisë.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Maqedonci bëri të ditur se me Görgün ka biseduar për bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

- Advertisement -

“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona, si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm”, ka shkruar Maqedonci.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "/ ITARIAT"

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat