Michael Martens, gazetar gjerman, thotë se në rast se ish-presidentin Thaçi e dënojnë me 45 vjet burgim, do ta vendosnin në nivelin e njëjtë me Ratko Mladiçin, i cili komandoi gjenocidin e Srebrenicës.
Gazetari gjerman ka shkruar në platformën “X”:
Nuk e di nëse Hashim Thaçi mban përgjegjësi për krime lufte apo jo. Por nëse ai do të dënohej me 45 vjet burg, siç kërkon prokuroria, kjo do ta vendoste atë në të njëjtin nivel me Ratko Mladiçin, i cili komandoi gjenocidin e Srebrenicës. Një ide groteske.
I don’t know whether Hashim Thaçi bears responsibility for war crimes or not. But if he were to receive 45 years in prison, as the prosecution demands, this would put him on par with Ratko Mladić, who commanded the Srebrenica-genocide. A grotesque idea.https://t.co/D1ieqm1O1T
— Michael Martens (@Andric1961) February 9, 2026



